Një aksident me pasojë plagosjen e 5 personave ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec.
Policia bën të ditur zyrtarisht se një makinë me targa KO 8229 B ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur të gjithë personat që ndodheshin brenda në mjet.
Mes të lënduarve ndodhet edhe një vajzë 11 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.


