Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë qëlluar me armë gjahu në drejtim të punonjësve të policisë.

Në pranga ranë shtetasit Luan Shyti, 47 vjeç dhe djali i tij Halil Shyti, 21 vjeç, të dy banues në Krahës, Memaliaj. Të dy këta shtetas u kapën në parcelat e mbjella me bimë narkotike në lagjen Llakaj, Krahës- Tepelenë.

Në momentin që Shërbimet e policisë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike shtetasi Halil Shyti ka qëlluar me një armë gjahu teke të cilën e mbante pa leje në drejtim të punonjësve të policisë, ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A.H.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fqellojne-efektivet-qe-po-asgjesonin-hashashin-ne-pranga-babe-e-bir%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=f7e2cf9c48Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan dhe u asgjësuan 1300 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu u konstatua dhe një kabëll me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu tjetër pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.