Paul Pogba është kapur duke pirë cigare, gjatë pushimeve që po kalon në Miami.

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogna po i kalon pushimet në Miami të SHBA, bashkë me sulmuesin e Evertonit Romelu Lukaku. Ai po kërkohet nga Real Madrid dhe Manchester United, skuadra të cilat janë gati të paguajnë deri në 120 milionë euro. Por, ai është kapur ‘mat’ nga mediat në Amerikë, ku francezi shihet duke pirë cigare. Mbetet të shihet nëse veprim i tillë do të ndëshkohet nga Juventus, shkruan The Sun.