Dhuna në familje është një fenomen shqetësues që ende vijon të mbetet prezent në një pjesë familjesh shqiptare.
Rasti i fundit është shënuar në një familje në Durrës, ku burri ka dhunuar gruan e tij, që janë në të njëjtën moshë, 34 vjeç.
Pas dhunës fizike që i ka shkaktuar i shoqi, gruaja e ka paditur në polici, dhe më pas uniformat blu e kanë arrestuar autorin, shtetasin, A. Rika.
Ai akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.





