Një fushatë e re që nxit tek vajzat respektin për trupin është prezantuar së fundmi. JD Williams ka nisur fushatën që i kërkon grave të të gjitha moshave dhe madhësive të tregojnë me krenari trupin me bikini. Aty kanë marrë pjesë dhe dy ish-modelet, Jilly Johnson dhe Nicola Griffin. Johnson, 62 vjece, dhe Griffin, 56 vjece, të cilat mund t'i njihni nga shfaqja në revistën Sports Illustrated, thonë që është koha për të shfaqur trupin tuaj pa ndrojtje.
“Mos qëndroni në shezlong për të fshehur tupin tuaj. Mos kini turp të vishni bikini e të shfaqeni ashtu siç jeni”- është ky mesazhi që përcjell kjo fushatë.





