Një grup turistësh kinezë duket se kanë qenë mëse të guximshëm dhe kanë patur kurajon të ushqejnë një tufë me krokodilë. Këto foto të shkrepura në Elephant Kingdom në Chonburi të Tajlandës, janë bërë xhiron e botës në internet.

Fotot kanë shkaktuar shumë reagime sa që policia ka kërkuar menaxhimin dhe mbylljen e aktivitetit turistik, për të mos rrezikuar jetën e të dyja palëve, turistëve dhe kafshëve.

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur një tufë krokodilash mblidhen rreth varkës me turistë, duke pritur për ushqimin që ata hedhin.

Ndërkohë Elephant Kingdom është mbyllur për 90 ditë, teksa vendi po vëzhgohet nga kontrollet e sigurisë.