Femrat duhet të flenë më tepër gjumë se burrat për shkak të trurit të tyre kompleks.

E çuditshme, por ky është përfundimi i një studimi të realizuar së fundmi.

Sipas shkencëtarëve, femrave iu nevojiten 20 minuta më tepër gjumë se meshkujt, pasi sipas tyre, truri i femrave lodhet më tepër gjatë ditës.

Autori i studimit, Jim Horne, ish-drejtor në “Qendrën Studimore të Gjumit” në Universitetin e Loughborough-it, thotë se një prej funksioneve kryesore të gjumit është se e lejon trurin që të rikuperojë dhe riparojë veten.