Një 30-vjeçar është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë. Interpol Tirana sqaron se Andrea Kadena, nga Gjirokastra është dënuar nga Gjykata e krimeve të Rënda me 7 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, arrestimi i tij u bë i mundur më 10 mars të këtij viti në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.





