Një rrjet i organizuar i trafikut të lëndëve narkotike, që e shiste lëndën narkotike duke përdorur të miturit është prangosur nga policia italiane. Rrjeti i trafikantëve përdorte kryesisht adoleshentë të komunitetit rom për shitjen e lëndëve narkotike.
Policia arrestoi 36 persona në provincën e Frosinones, pranë Romës, 9 prej të cilëve u lanë në arrest shtëpie.
Organizata kriminale ishte e ndarë në dy degë, në atë shqiptare që administrohej nga trafikantë të vendosur prej kohësh në zonë dhe në atë napoletane.
Mes të arrestuarve janë dhe disa anëtarë të mafias napoletane “Camorra”.
Operacioni masiv antidrogë ishte koduar me emrin “Të paprekshmit” dhe përfshiu 3000 forca policore.





