Kryeministri Edi Rama prej tre ditësh po vijon një seri takimesh me deputetë, ku në fokus ngelet çështja e ditës; reforma në drejtësi.
Mbrëmjen e sotme, kreu i Ekzekutivit i ka mbledhur ligjvënëset femra në një darkë në qytetin bregdetar të Durrësit. Kjo është darka e tretë e Ramës me deputetë socialistë.
Takimi vjen pak ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese më 21 korrik, në një kohë që na ndan pak kohë nga konsensusi me opozitën.





