Një shpërthim i fortë është dëgjuar në kryeqytetin e Turqisë Ankara të martën pasdite. Dyshohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur në godinën e televizionit shtetëror.

Agjencia e lajmeve “Anadolu” ka raportuar sot se rregullatori i mediave turke ka anuluar të gjitha të drejtat  dhe licencat për çdo media që akuzohet për lidhje me grushtin e shtetit apo për çdo grup të akuzuar.

Disa foto të postuara në mediat sociale tregojnë tym të zi që përhapet në qiellin e Ankarasë.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvideo-shperthim-i-madh-ne-kryeqytetin-e-turqise%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=4998280bd1Fluturimet tregtare aktualisht po shmangin hapësirën ajrore rreth kryeqytetit.

Por, një gazetar që ka qenë i pranishëm në vendngjarje thotë se e gjitha kjo mund të jetë vetëm një shtëpi e përfshirë nga flakët.