Të paktën 26 turistë të vdekur. Është ky bilanci tragjik, i regjistruar rreth orës 13.00, sipas orës lokale, në Taivan, kur një autobus i mbushur me turistë kinezë u përfshi nga flakët.

Të gjithë turistët, shoferi i autobusit dhe guida turistike humbën jetën.

Sipas medieve lokale, autobusi që ishte drejtuar për në aeroport është përplasur gjatë rrugës dhe menjëherë është përfshirë nga flakët. Asnjë nga personat që ndodheshin në të nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje, arritën të vinin nën kontroll flakët, e pas shuarjes së tyre nisi nxjerrja e kufomave të karbonizuara.