Ish-trajneri i kombëtares italiane Marcello Lippi mund të ulet në stolin e kombëtares belge, për momentin ende pa trajner pas shkarkimit të Marc Wilmots. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja belge “Derniere Heure”, që i referohet burimeve nga Federata Belge e Futbollit. Sipas informacioneve të grumbulluara dhe publikuara sot në gazetë, Lippi është kandidati kryesor për të drejtuar kombëtaren belge në aventurën që nis në shtator drejt Botërorit të Rusisë. Lippi ka profilin e duhur për të drejtuar një kombëtare me shumë yje siç është ajo e Belgjikës, që në Euro 2016 zhgënjeu, duke mos arritur objektivat që i kishte vënë vetes. Sipas Federatës Belge të Futbollit ish-trajneri i kombëtares “azzurre” ka përvojën e duhur për të drejtuar kombëtaren, ashtu si dhe kanë kërkuar vetë lojtarët, që janë shrpehur se dëshirojnë një trajner me përvojë. Lippi, 68 vjeç, për momentin nuk drejton ekip dhe mësohet se ka shprehur gadishmërinë e tij për të drejtuar kombëtaren belge.
Surpriza Lippi, kandidati kryesor për stolin e kombëtares belge
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pas seancës në GJKKO, reagon Meta: Durim! Akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës
“Jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht”/ Sara ‘shpërthen’ pas konfliktit me Zhakun
Rikthehet ‘makthi’, Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit
Truku i thjeshtë që zëvendëson lavatriçen/ Si dielli i kthen jastëkët si të rinj





