Dalin pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Vlorë, ngjarje e ndodhur me 11 korrik të këtij viti. Në këtë grabitje dy persona arritën të merrnin nga sporteli i një banke të nivelit të dytë një sasi prej 33 mijë eurosh si dhe 6 milionë lekë.
Pamjet e siguruara nga Report Tv, tregojnë ambientet e jashtme dhe të brendshme të bankës së nivelit të dytë në momentet e mbërritjes së grabitësve dhe më pas të marrjes së parave prej tyre e deri në largim. Në asnjë rast asnjë prej punonjësve të sigurisë, nuk ka mundur të reagojë ndaj grabitësve, ndërsa ata në mënyrë krejt të qetë pa krijuar asnjë situatë në ambientet e bankës kanë mundur të marrin paratë dhe të largohen.


