Pas zaptimit të çdo sipërfaqeje publike, jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur as parkingjet. Në tregun industrial ku përplasen banorë të Durrësit e të fshatrave përreth, parkingjeve u ka dalë pronari. Me karrige dhe mjete nga më të ndryshmet, kundrejt përfitimeve personale, zaptuesit kanë zënë çdo vend publik. Ky është shembulli konkret ku parkingu publik ju shitet njerëzve.

Ky fakt tregon se asnjë strukturë shtetërore nuk ndërhyn për t’i  rikthyer hapësirën publike qytetarëve. 

K.H.