Kur thua Messi-Ronaldo mendon menjëherë për rivalitetin që ekziston mes dy kampionëve: gara e pafundme drejt Topit të Artë, trofeve të tjerë, golave të realizuar, statistikave të ndryshme dhe shumë gjëra të tjera. Por këtë herë dy antagonistët kanë shkuar më tej, duke u sfiduar me jahte dhe euro të shpenzuara në ditë. Të dy janë ankoruar në Ibiza dhe shumë pak metra larg njëri-tjetrit. Varkës së argjentinasit prej 28 metrash, portugezi i është përgjigjur me një jaht prej 36 metrash. Leo Messi ka paguar 7.800 euro në ditë? Portugezi ka kaluar çdo limit me një shpenzim prej 90.000 eurosh në javë (shifra këto që janë zbuluar nga e përditshmja AS).Me pak fjalë, “Pleshti” ka humbur garën e eurove dhe përmasave të jahtit, por për të kthyer ekuilibrin ka menduar Antonella. Zonja Messi, e fotografuar bashkë me burrin e saj, ka dhuruar një spektakël të vërtetë në bikini, me zhytje të shpeshta në lokalitetin e njohur spanjoll. Për këtë mund të gjykoni vetë ju. Për sa i takon femrave, pika i shkon Leo-s!