"Ku je" quhet projekti më i ri muzikor i këngëtares Kida në bashkëpunim me reperin Getinjo.
Ky projekt muzikor është prodhim i Zzap&Chriss me tekst të Getinjos ndërsa finalizimi i klipit është bërë nga produksioni XL Films.
Gazeta Express ka arritur që t’i sigurojë disa fotografi nga klipi i cili do të lançohet të mërkurën. Kjo këngë padyshim do të jetë një nga hitet e kësaj vere.





