Në një konferencë të jashtëzakonshme për reformën në drejtësi, kreu i  Kuvendit, Irir Meta, kërkoi t’i jepet dinjiteti i duhur shqiptarëve, të miratohet reforma dhe t’i çohet ndërkombëtarëve mesazhi i shumëpritur.

“Ti japim dinjitetin e duhur shqiptarëve para BE, NATO dhe SHBA dhe gjithë partnerëve të tjerë. Përshëndes frymën konstruktive, bashkëpunuese të krerëve të dy partive në zbatim të rregullores së Kuvendit. Sapo miratuam pikën e rendit të ditës ku projektligji për ndryshimet kushtetuese do jetë çështja e parë e tij. Kjo është seanca më e rëndësishme që nga dita kur u votua kushtetuta e vendit tonë se do na duhet të miratojmë me konsensus ndryshimet kushtetuese”- u shpreh Meta.