Policia italiane ka ekzekutuar sot urdhër-arrestet për dhjetëra persona në kuadër të operacionit antimafia të koduar “Alchemia”.

Ky operacion ka çuar në arrestimin e 40 personave pasi akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet mafioze, korrupsion etj.

Operacioni u shtri me rajonin e Kalbrisqit, Lacios, Ligurias e Piemontes.

Mediat italiane raportojnë se mes personave të arrestuar është dhe senatori i Parlamentit italian Antonio Caridi e disa funksionarë të lartë të Drejtorisë së Tatimeve.

Nga hetimet ka rezultuar se të dyshuarit e arrestuar kanë favorizuar investimin e miliona eurove në vepra të ndryshme të familjeve mafioze kalabreze, “Ndrangheta” “Raso-Gullace-Albanese di Cittanova” e “Parrello-Gagliostro di Palmi”.