Në të dyja senset, në rrugën “Pavarësia” është e vështirë për të qarkulluar, por në sensin Ura e Dajlanit – Plepa, qarkullimi është tmerr.

Pusetat kanë mbetur të ngritura mbi nivelin e asfaltit, ndërsa mes për mes këtë sens e përshkon një kanal i hapur.

Deri te zona e njohur si “Rrota e kuqe”, kanalet kanë gjurmë të dukshme duke krijuar gunga në rrugë. Si rezultat i këtyre, pasojat janë të trishta: në plazh nuk ka pushues.

K.H.