Teuta nis rinovimet me kapitenin Rrustem Hoxha. Si për ta filluar me këmbën e parë këtë proces, klubi durrsak zgjodhi dje të negocionte me mbrojtësin. Pas diskutimeve me shefin e klubit, Eduard Salillari, Hoxha hodhi firmën mbi kontratën 1-vjeçare. Në ditët e ardhshme, lojtarët e tjerë të Teutës, që u ka përfunduar kontrata, do të zyrtarizojnë rinovimin.Në grupin e durrsakëve ka disa lojtarë që presin konfirmimin, por dhe të bisedojnë me presidencën sa u përket kontratave. Në portë janë dy gardianët Rizvani dhe Moçka, të cilëve u kanë mbaruar kontrata dhe bisedimet do të vendosin të ardhmen e tyre. Reparti i mbrojtjes përsëri ka lojtarë që pritet të konfirmohen apo dhe të zgjasin kontratat e tyre si Kotobelli dhe E. Hoxha, të cilët luajnë prej vitesh me ekipin e Teutës. Ndërsa në mesfushë janë dy futbollistë si Hodo dhe Lena, të cilët presin bisedimet për të vazhduar apo jo te Teuta. Sulmi nuk ka lojtarë për t’u konfirmuar, pasi Lamçja, Magani dhe Raboshta kanë kontrata afatgjata. Por futbollistët e rinj si Shkalla, Shehi, Gripshi, Çyrbja apo dhe të ardhurit e sezonit të shkuar si Musta, Hila, Magani janë me kontrata 2-vjeçare. Pavarësisht se disa lojtarë nuk kanë kontratë, ata janë pjesë e Teutës dhe me shumë mundësi do të vazhdojnë të jenë pasi drejtuesit janë shprehur që pas grumbullimit do të bisedohet me lojtarët sa i përket të ardhmes së tyre te Teuta.
Teuta, rinovimet nisin me kapitenin Rrustem Hoxha
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Ja si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut
Kryebashkiakja Sako uron Krishtlindjen: Paqe, shëndet dhe solidaritet për të gjithë
Debate të ashpra në shtëpi, kontakt fizik mes Angelos dhe Senos





