Vokalisti i grupit “West Side Family” , Landi Hysi ka festuar ditëlindjen.
Dy nga urimet më të veçanta që ai ka marrë kanë qenë nga vajzat e pjesëtarëve të grupit. Një video i është dedikuar nga vogëlushja e Armir Shahinit (Mirit), ku vajza e tij e vogël Artisia i këndon këngën e ditëlindjes.
Gjithashtu një tjetër dhuratë e bukur dhe e rëndësishme për të është letra që Kaltrina, vajza e të ndjerit Dr. Flori i ka dedikuar.
“Landi gëzuar ditëlindjen! Mua më ka marrë malli mezi pres të vish në Tiranë. Me dashuri Kaltrina!,”-shkruhej në letrën e publikuar nga Landi në rrjete sociale.
Pas vdekjes së Dr. Florit ai i ka qëndruar afër familjes së tij, e sidomos vogëlushes Kaltrinë.





