Një 33-vjeçar nga Korça ka çarë me dhunë me makinë postbllokun e policisë, duke mos iu bindur thirrjes së punonjësve të policisë, dhe duke dëmtuar tre prej tyre.
Policia i është kundërpërgjigjur me armë për neutralizimin e tij, duke e plagosur lehtë.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku u arrestua Kristo Zekolli 33 vjeç, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit”.
Policia thotë se Zekolli, duke drejtuar mjetin e tij “Benz” me targë AA 547 HV , mbante në dorë një pistoletë, e cila rezultoi e mbushur.
Nga kjo ngjarje, edhe punonjësit e policisë edhe Zekolli kanë marrë dëmtime të lehta.





