Koreografia Riselda Sejdija e ka theksuar disa herë se diferenca e madhe në moshë me bashkëshortin, për të nuk është problem. Ajo është shprehur se e dashuron pafund Ajdinin. Riseldën e shohim shpesh të ndajë më ndjekësit e saj foto dhe momente nga jeta e saj të cilat përfshijnë anën profesionale por edhe atë personale.

Këtë herë ajo ka ndarë një nga momentet më të veçanta për të dhe për çdo grua, ditën e martesës. Ajo ka publikuar në rrjete sociale albumin e saj të dasmës e realizuar më  30 tetor të vitit 2005. E shohim në këto foto me fustan nusërie, ndërkohë që së bashku me bashkëshortin ka pozuar mjaft e lumtur për aparatin. “Sot vendosa ta hap albumin tim të dasmës! Stop privatësië. Le ta shijojmë pak së bashku. Dasma jonë 30 tetor 2005,”-shkruan Riselda krahas imazheve dhe videos.