Ndërkohë që Parlamenti Europian po diskuton për Shqipërinë dhe reformën në drejtësi, kryeministri Rama ka bërë një koment në “Facebook”. Ai shkruan se të gjitha kambanat bien për Partinë Demokratike.

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Parlamentit Europian diskuton Reformën në Drejtësi! Të gjitha kambanat bien për Partinë Demokratike”, shkruan Rama.

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Evropian diskuton sot në lidhje me zhvillimet e orëve të fundit në Shqipëri, lëvizjet e liderëve politikë për të gjetur një kompromis që të enjten të miratohet në Kuvend reforma në drejtësi.

Edhe një herë tjetër, me një gjuhë tejet të drejtpërdrejtë është theksuar domosdoshmëria e miratimit të kësaj reforme më 21 korrik, në të kundërt rrezikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë.