Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian po diskuton këtë të martë procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, ka parashtruar në fjalën e tij edhe një alternativë në rast se reforma nuk votohet në Parlament më 21 korrik.
“Nëse vendimi nuk merret më 21 korrik, ka mundësi të mbahet një referendum”, ka deklaruar Hahn.
Ai ka theksuar se duhet të vijë një rezultat pozitiv nga Shqipëria dhe për këtë ka ftuar europarlamentarët që të nxisin politikanët shqiptarë.
“Vendimi duhet të jetë transparent për të treguar gjithëpërfshirje. Jemi informuar se është rënë dakord për procedurat që do të ndiqen”, ka shtuar më tej Hahn.





