Ky është një dhëndër i pakujdesshëm dhe mbi të gjitha i pavëmendshë fare.

Në Kinë është filmuar momenti, kur nusja me fustan të bardhë ka rënë nga motori, ndërsa dhëndri ka vazhduar rrugën i qetë fare, pa e kuptuar se po i mungonte gruaja.

Në videon e postuar në internet, shihet momenti kur ajo bie në asfalt, ndërsa kalimtarët vrapojnë për ta ndihmuar. Fatmirësisht nusja e re nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz.