Kryeministri Edi Rama nisur punën këtë mëngjes për të siguruar votat që i duhen për të miratuar reformën në drejtësi.
Ai ka takuar dy deputetë të PDIU-së, partisë aleate të PS-së, kreun e kësaj force politike Shpëtim Idrizin dhe deputetin Aqif Rakipi.
Rreth orës 09:35, kryeministri Rama ka dalë nga ambientet e “Rognerit” aty ku po konsumonte kafenë e mëngjesit me aleatin e tij Idrizin dhe iu drejtua në këmbë Kryeministrisë, pa dashur të bëjë komente për median.
Një natë më parë, shefi i qeverisë mblodhi ministrat e kabinetit me të cilët diskutoi për hapat që do ndërmerren për miratimin e Reformës.
Rama u shpreh në konferencën për shtyp, pas takimit trepalësh për reformën në drejtësi, se paketa e ndryshimeve Kushtetuese do të miratohet në 21 korrik dhe për të do të shkojnë 94 vota.





