Atentatori i masakrës së Nisës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel nuk ishte një besimtar besnik. Madje ai konsumonte mish derri dhe alkool dhe bënte një jetë të shfrenuar seksuale.
Kështu ka deklaruar prokurori i Parisit, Francois Molins, që po heton sulmin e javës së kaluar në qytetin jugor të Francës, ku mbetën të vrarë mbi 80 persona.
“Por së fundmi, sipas dëshmisë së një shoku të tij, ai rriti mjekrën duke dhënë si argument sfondin fetar”, ka saktësuar prokurori Molins.
Ministri i Brendshëm francez, duke përshkruar profilin e franko-tunizianit, deklaroi se ai nuk kishte rënë në sy vitet e fundit për një aderim tek ideologjia e islamizmit radikal, por duket se ishte radikalizuar shumë shpejt.





