Në autostradën Durrës-Tiranë, përballë një qendre tregtare, mësohet se ka marrë flakë automjeti tip "Land Rover", me targa maqedonase, në pronësi të shtetasit R. I.

Policia e Tiranës bën me dije se si pasojë e zjarrit nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor në vendngjarje po vijon veprimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.