Kryeministri Edi Rama po darkon sërish me ministra e deputetë. Burime të News 24 bëjnë me dije se kreu i qeverisë i ka mbledhur të tijët në vilën qeveritare në Tiranë.

Kjo është darka e dytë e Ramës me ministra e deputetë socialistë, pas darkës dje në Durrës.

Takimi vjen pak ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese më 21 korrik, në një kohë që nuk ka gjetur konsensusin me opozitën, por as me aleatin e tij kryesor, Ilir Metën i cili propozoi që pas miratimit të reformës të krijohet një qeveri teknike që e çon vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sot në një konferencë për shtyp, Rama tha se është i bindur që reforma do votohet me 2/3 dhe se më 21 korrik do jenë 94 vota që ta kalojnë.