Policia e Vlorës njofton se rreth orës 19:00, në lagjen "Isa Boletini" Vlorë, pranë konviktit të Universitetit "Ismail Qemali", një fëmijë i mitur ka rënë në tokë nga kati i 4-ërt i pallatit dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas burimeve spitalore, për shkak të dëmtimeve të marra, i mituri do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Fëmija i mitur ka inicialet: J. I., 4 vjeç. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi fëmija ka rënë nga ballkoni i banesës në të cilën jetonte.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.





