Artan Henaj, 38 vjeç, u arrestua një ditë më parë në Francë, bashkë me bashkëshorten e tij Enkelejda Zaçe, lindur në vitin 1974, në Elbasan pasi policia dyshon se kanë lidhje me atentatorin e masakrës në Nicë.
Ky çift shqiptarësh i ka siguruar armët terroristit Mohammed Lahouaiej Bouhel.
Mediat franceze raportojnë se gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptarit, policia ka gjetur kokainë, 2600 euro dhe 11 celularë.
Para masakrës, mësohet se terroristi i ka shkruar nje SMS, ku i thotë: Sill më shumë armë.





