Pas takimit të sotëm mes tre krerëve të partive më të mëdha në vend, kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte i pari që foli dhe tha se palët kanë rënë dakord për të vazhduar negociatat mbi propozimin hibrid të SHBA/BE mbi reformën.
Kështu, Basha theksoi se në radhët e PD-së, negociator për zgjidhjen dhe diskutimet e propozimit hibrid do të jetë Oerd Bylykbashi.
Në radhët e PS-së, është përzgjedhur Engjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm në Kryeministri si negociator.
Ndërsa Meta ia ka besuar këtë rol ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit. Prej kohësh kreu i PD-së i ka bërë thirrje Ramës që të caktoi negociatorë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për reformën në drejtësi.





