Tifozi i cili publikoi e-mailin skandaloz të presidenti të FSHF-së, Armand Duka, ku ky i fundit etiketonte si “legena” pjesëtarët e grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, ka postuar sot disa mesazhe që i kishin mbërritur nga një nëpunëse e FSHF-së.
“Pas postimit nga ana ime të e-mailit të A. Dukes drejtuar ndihmëses së tij, Elira Kajtazi e ku anëtarë të Tifozave Kuq e Zi etiketohen si legena, në adresën time vjen dhe kërcënimi i pare nga Elira 🙂 Diçka po zihet … #Prayforfshf”, ishte mesazhi i tifozit Gentjan Kelmendi i cili ka publikuar gjithçka në Facebook.


