Mediat lokale në Itali raportojnë se një grua me origjinë shqiptare, është denoncuar dhe po procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka vjedhur mallra nga një supermarket në Porto Empedolce.

Gruaja është zbuluar nga efektivët e policisë, pasi kishte marrë nga super-marketi dy shishe alkoolike dhe një palë pantofla për të shkuar në det.

E pyetur se si i siguroi mallrat, raportohet se ajo nuk ka ditur si të përgjigjet, duke u vënë në vështirësi.

30 vjeçarja shqiptare po hetohet në gjendje të lirë për “vjedhje”.