Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për mediat me disa të rinj, pjesë Akademisë Politike të PS-së, për të folur mbi reformën në drejtësi, pas takimit me Metën dhe Bashën në Kryesinë e Kuvendit.

Ai iu përgjigj edhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili ngul këmbë për miratim me konsensusin e të gjitha palëve të reformës.

Rama tha se të vetmin konsensus që ai njeh është ai që përcakton Kushtetuta, me 2/3 e votave.

Rama tha se reforma në drejtësi është një revolucion që qeveria e tij është zotuar se do ta çojë në fund.

Ai iu përgjigj edhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili ngul këmbë për miratim me konsensusin e të gjitha palëve të reformës.

Ai tha se vetëm pak ditë na ndajnë nga votimi i kësaj reforme, e cila sipas tij do të ndajë edhe deputetët e Parlamentit një herë e përgjithmonë.

“Nuk ndodh gjithnjë, që të mund të hapim siparin e akademisë politike, në vigjilje të një revolucioni siç është reforma në drejtësi. Dhe nuk ndodh gjithnjë që një revolucion i vonuar, të jetë objekti i një diskutimi kaq të madh përballë një muri shurdh që synon me çdo kusht ta pengojë këtë revolucion paqësor dhe transformues për gjeneratën tjetër.

Ky është një rast unikal se ja çfarë mund të bëjë politika, që për fat të keq është diskretituar kaq shumë sa shumëkush me të drejtë nuk ia di, ose ia ka humbur kuptimin.

Politika mund të bëjë keq, por ka lindur për gjëra të mira. Si mund të bëhet revolucioni në drejtëis pa politikën, është e pamundur.

Dhe sot, pamja për të kuptuar se politika është një forcë që mund të bëjë shumë mirë dhe mund të bëje edhe keq është e qartë për të gjithë.

Nga ana tjetër është pengesa nga një grusht tjetër njerëzish, që e pengojnë këtë reformë. Kjo është reforma më e rëndësishme, dhe padyshim më historikja që duam ta çojmë përpara.

Dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga momenti i bashkimit të të gjithëve për t’i çelur rrugë këtij revolucionit dhe që do jetë edhe momenti dramatik i ndarjes së re, mes atyre që janë të vetëdijshëm se pse janë aty për të mirën e vendit dhe ata që janë aty për  të mirën e tyre personale”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri tha se ai i qëndron sërish propozimit të tij të fundit, që PD ta bëjë vetë reformën, por duke e miratuar BE-të dhe SHBA-të.

“Ne pranojmë çdo zgjidhje që mund të vijë nga PD-ja, mjafton që BE dhe SHBA-të të jenë dakord. Mirëpo, ne nuk do të pranojmë asnjë zgjedhë të Drejtësisë”, tha Rama.

Sa i përket konsensusit, kryeministri Rama tha se i vetmi konsensus që ai njeh është i përcaktuar në Kushtetutë.

“Me konsensus, pa konsensus, Kushtetuta vetëm një konsensus ka, që thotë 2/3 e Parlamentit. Ky është konsensusi që përcakton Kushtetuta”, tha Rama duke i kthyer një përgjigje kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili ngul këmbë që reforma të bëhet me konsensusin e të gjitha palëve.

“Nuk mund të ketë konsensus me 100 % të votave”, shtoi më tej Rama.

Vijon…