Një çift shqiptarësh të dyshuar se i dhanë një armë autorit të sulmit terrorist në Nice, që la pas 84 të vdekur, mes tyre dhjetëra fëmijë, u vu në pranga një ditë më parë, nga autoritetet franceze.

Identiteti i tyre është zbuluar sot nga “Albanian Daily News”. Duke iu referuar burimeve të autoriteteve franceze, thuhet se shqiptarët janë Artan Henaj, lindur në Fier më 1978 dhe Enkelejda Zaçe, lindur më 1974 në Elbasan.

Dy shqiptarët akuzohen se furnizuan me armë 31-vjeçarin frankotunizian Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili hyri mes turmës që festonte me kamion dhe la pas 84 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa u vra më pas nga policia.