Arbitrat e Premier League, tashmë do të mund të gjykojnë ndeshje të ekipeve rivale direkte të skuadrave të tyre të preferuara dhe që mund të ndikojnë në suksesin ose dështimin e tyre. Gjithsesi, gjyqtarët nuk do të mund të arbitrojnë dot ndeshjet direkte të ekipeve të tyre të preferuara, për të cilat bëjnë tifo. Lajmi është publikuar nga “SunSport” që gjithashtu publikon edhe ekipet e preferuara të disa prej arbitrave të Premier League. Kështu, Mark Clattenburg, që gjykoi finalen e FA Cup, është një tifoz i Newcastle, bashkë me Michael Oliver. Jon Moss, i cili nxorri Jamie Vardy me karton të kuq, duke dhënë gjithashtu edhe dy penallti të dyshimta në ndeshjen mes Leicester dhe West Ham 2-2, gjatë sezonit të kaluar, është një ndjekës i Sunderland, ndërsa Martin Atkinson mbështet Lees-at. Nga sezoni i kaluar, këta arbitra dhe të gjithë arbitrat e Premier League, do të mund të gjykojnë ndeshjet e ekipeve rivale të skuadrave të tyre të preferuara. Trupa drejtuese e gjyqtarëve mori këtë vendim, pasi Kevin Friend, u desh të tërhiqej nga gjykimi i ndeshjes Stoke-Tottenham, për shkak se ai është një tifoz i rivalëve të Spursave, Leicester. Të gjithë gjyqtarët e kanë të detyrueshme të deklarojnë nëse ata ose familjarët e tyre janë tifozë të ndonjë ekipi. Ish-gjyqtari kryesor, tashmë një shkrues në “SunSport” Mark Halsey deklaroi: “Thuajse çdo arbitër është tifoz i një ekipi. Kështu nisi dashuria jonë për këtë lojë. Por nuk përbën asnjë ndryshim mënyra se si ata gjykojnë një ndeshje. Integriteti i lojës nuk ndikohet. Gjyqtarët gjithmonë është dashur të deklarojnë ekipin e tyre të preferuar, apo të familjarëve të tyre. Largimi i Kevin Friend nga gjykimi i ndeshjes Stoke-Spurs ishte qesharak”. Halsey, tashmë 54 vjeç, një gjyqtar në Premier League për 14 vjet, deklaroi: “Unë kam qenë një tifoz i madh i QPR dhe në fillimet e mia kam gjykuar disa ndeshje të ekipit tim të preferuar. Ndonëse i kam arbitruar në mënyrë korrekte, eventualisht, përpara se ta bëja, kërkova që të mos gjykoja, pasi nuk dukej normale. Kur John Spencer shënoi një gol për Rangers kundër Portsmouth, për pak sa nuk festova. Por gjyqtarët tanë kanë integritet dhe nuk ka problem se kë ekip ata simpatizojnë. Ne, në vendin tonë, nuk kemi korrupsion apo mitmarrje në lojën tonë të futbollit”.
Votëbesohet rregulli i kontestuar: Arbitrat do të gjykojnë kundërshtarët e ekipeve të tyre të preferuar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pas seancës në GJKKO, reagon Meta: Durim! Akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës
“Jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht”/ Sara ‘shpërthen’ pas konfliktit me Zhakun
Rikthehet ‘makthi’, Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit
Truku i thjeshtë që zëvendëson lavatriçen/ Si dielli i kthen jastëkët si të rinj





