“Nëse nuk më heqin qafe, do të qëndroj këtu si drejtues.” Këto janë fjalët e Francesco Totti, i cili në moshën 40- vjeçare po përgatitet për sezonin e tij të 25-të te Roma, një sezon i cili mund të jetë i fundit. “Unë kam lindur në Romë dhe do të vdes në Romë,” -thotë kapiteni i ekipit teksa po fillon parapërgatitjet e sezonit në itali. Gjatë intervistës, Totti foli për objektivat e ekipit për sezonin që na pret. “Scudetto do të jetë një rrugë e komplikuar. Nuk është një paragjykim. Por shoh ekipe më të mira se ne dhe duhet të jemi realistë.” Kur u pyet nga një tifoz se cilin preferon midis Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ai thotë: “Të dy janë nga një planet tjetër. Patjetër, ata luajnë në dy ekipe të mëdha si Real Madrid dhe Barcelona, por sigurisht, nëse do të vinin të luanin në Romë, unë do të ulesha në tribunë pasi është më mirë t’i shohësh lojtarë të bukur si ata të dy. Ata janë nga një planet tjetër.”
Totti: “Nëse nuk më heqin qafe, do të qëndroj këtu si drejtues”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Ja si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut
Kryebashkiakja Sako uron Krishtlindjen: Paqe, shëndet dhe solidaritet për të gjithë
Debate të ashpra në shtëpi, kontakt fizik mes Angelos dhe Senos





