Jose Mourinho ka qenë pothuajse viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë tij. Trajneri i Manchester United ka qenë duke parë televizor kur shërbyesja ka bërtitur, pasi ka parë një njeri që është munduar të futet nga dera e bodrumit në shtëpinë 34 milionë eurosh të portugezit në Londër. Një kalimtar, i cili ka fotografuar momentin dramatik, ka thënë se: “Jose është dukur i tronditur”. Hajduti, që është munduar të futet në shtëpinë e tij, ndërsa ai ka qenë në katin e sipërm duke parë tv, është kapur pasi një shërbëtore ka bërtitur: “Çfarë po bën këtu?”. Ajo po hekuroste kur ka vënë re keqbërësin, i cili po mundohej të futej në shtëpi.
Personi u mundua të arratisej, por një roje e sigurisë, i ka zënë rrugën. Një ekip prej tetë policësh ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty me hajdutin në pranga, ndërsa trajneri i United dhe gruaja e tij Matilde Faria kanë ndjekur skenën nga dritarja. Gabor Roman, 25 vjeç, është futur në burg për katër javë pasi ka pranuar tentativën për vjedhje. Në momentin e incidentit, Mou po ndiqte në televizor finalen e Europianit mes Portugalisë dhe Francës. Më vonë ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të vetën, duke mbajtur shallin e Portugalisë në dorë dhe duke qeshur për fitoren e kombëtares së tij.
Hajduti provon të futet në shtëpinë e Mourinho-s, ndërsa portugezi shikon TV
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
Partneri fle me shpinën nga ju? Ja çfarë mund të fshihet pas këtij pozicioni
Zelensky pret që lufta të vazhdojë edhe gjatë dimrit
Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer





