Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetët socialistë në Durrës. Ata janë mbledhur në vilën qeveritare në qytetin bregdetar. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet konkrete të këtij takimi, por mendohet se reforma në drejtësi dhe zhvillimet aktuale, do të jenë në qendë të diskutimeve. Në mbledhje janë të pranishme edhe figura të njohura të Partisë Socialiste.
Takimi vjen pak ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe reformës në drejtësi, të parashikuara për t’u votuar në seancën e 21 korrikut.
Ndërkohë që të hënën pritet të zhvillohet një takim mes kryeministrit Rama, liderit të opozitës, Basha, kreut të Kuvendit Meta dhe 2 ambasadorëve, Lu e Vlahutin për të gjetur konsensusin për reformën në drejtësi.





