Ftesa e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për diskutime për reformën në drejtësi, është pranuar pak minuta më parë edhe nga kryeministri Edi Rama. Në një status në facebook, ai shkruan se çdo diskutim sy më sy për reformën në drejtësi ia vlen.
“I gatshëm të ulem në çdo moment në tryezën e propozuar nga I.Meta! Çdo diskutim sy më sy për Reformën në Drejtësi deri në 21 korrik ia vlen”, shkruan Rama.
Kryeministri e ka pranuar ftesën e kryeparlamentarit Ilir Meta për t’u ulur në një tryezë të përbashkët të hënën, për të gjetur zgjidhjen për reformën në drejtësi, pas pranimit edhe nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin e ambasadorit të SHBA, Donald Lu.





