Mes 6000 të arrestuarve në Turqi, të akuzuar për grushtin e shtetit është edhe ish-Gjenerali i Forcave Ajrore të Turqisë, Akin Öztürk. Në drejtorinë e policisë në Ankara vazhdon marrja e tij në pyetje. Nga fotot e publikuara ish- Gjenerali duket se është rrahur pasi në trup ka disa plagë.
Pas tentativës së organizatës FETÖ për grusht shteti, në Turqi janë arrestuar një numër i madh ushtarakësh bashkëpunëtorë të organizatës terroriste, raporton Anadolu Agency.
Baza Ajrore Inirlik në Turqinë Jugore përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e koalicionit.
Turqia është duke vazhduar me arrestimet e dhjetëra ushtarëve që morën pjesë në tentativën për grusht shteti, duke përfshirë edhe oficerë të rangut të lartë.
Një komandant brigade dhe më shumë se 50 ushtarë u arrestuan në provincën perëndimore të Denizli mëngjesin e së dielës, raportojnë mediat turke. Të paktën 300 persona janë vrarë në përleshjet e të premtes.





