Interi mendon për Fabio Capellon. Drejtuesit e klubit zikaltër janë duke shqyrtuar mundësinë e afrimit të ish-teknikut të kombëtares Ruse. Capellos pritet t'i ofrohet posti i menaxherit të skuadrës, gjithashtu ndoshta mund t'i ofrohet dhe posti i trajnerit për një sezon. Kjo gjithmonë nëse situata e tensionuar mes pronarëve kinezë të klubit dhe Roberto Mancinit nuk qetësohet dhe rrjedhimisht palët nuk arrijnë dot të gjejnë gjuhën e kompromisit për vazhdimin e bashkëpunimit. Ndërkohë që ideja për t’ju bashkuar Interit, duket se i pëlqen Fabio Capellos. Italiani gjatë këtyre javëve ka refuzuar dhe disa oferta nga kampionatit kinez, duke patur parasysh moshën në të cilën ndodhet, por edhe për faktin se është një kampionat  larg filozofisë së Don Fabios. Momentalisht 70-vjecari ka një kontratë me gjigandin mediatik Fox Sport, si analist sportiv, por pavarësisht kësaj ai i ka dhënë konfirmimin djalit të tij, i cili është dhe njëkohësisht menaxheri i trajnerit, të nisë bisedimet me drejtuesit e klubit zikaltër