Piku i të nxehtit në Durrës, ka bërë që në fshatrat e qytetit bregdetar, të organizohen grupet vullnetare në rast zjarri në pyjet e Durrësit.

Hysen  Shkreli, shef i zonave të mbrojtura në një prononcim për Durrës Lajm mbi problematikën që haste çdo sezon veror, pohoi se reforma e re territoriale i ka kaluar Bashkisë së Durrësit 7850 me pyje, që gjenden kryesisht në dy ish-komunat më veriore të rrethit në Ishëm dhe Manëz.

Qarkullimi i dendur i njerëzve dhe zjarri prej barinjve që kullosin bagëtitë janë shkaqet kryesore të përfshirjes së pyjeve nga flakët. Bashkëpunimi  me të gjitha strukturat e shtetit, me organizimet fshat më fshat, e lagje më lagje vullnetarisht, për të vënë në kontroll zjarret, është mjaft i rëndësishëm. Po kështu edhe me shërbimin zjarrëfikës dhe shtabin e emergjencës në prefekturë po bashkëpunohet ngushtë “ pohoi Shkreli.  

K.H.