Këngëtari i shumëpëlqyer, Majk, ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale ku shihet teksa luan basketboll.
Për ata që nuk e dinë, vite më parë, ‘Majki’ është marrë me basketboll derisa është aktivizuar për skuadrën e Lipjanit, shkruan Gazetaolle.com.
Reperi momentalisht po shijon suksesin e projektit të fundit në bashkëpunim me Getoar Selimin, të titulluar “Ajo” që është një nga hitet e momentit.





