Të gjithë e njohim si një prej banoreve më simpatike në “Big Brother 8”, megjithatë pas reality show-t, tjetër rrjedhë ka marrë jeta e saj. Xhensila prej pak kohësh është bërë pronare e një prej resorteve më me famë në Tiranë. Për “Bluetooth” ajo tregon jetën e re si bizneswomen. Nuk lë pa përmendur edhe ngacmimet e shumta që ka nga politikanët shqiptarë, duke u shprehur se ka qenë gjithnjë në fokusin e tyre. Angazhimet e shumta, kanë bërë që Xhensila të jetë ende ‘single’ dhe e fokusuar te projektet e së ardhmes.
Xhensila si bizneswomen; si po ecën biznesi?
Gjithçka po shkon shumë mirë. Prej pak kohësh jam bërë pronare e një lounge bar si dhe e një pishine. Është një investim i madh, një projekt që deri më tani është pritur mirë si dhe po frekuentohet nga shumë njerëz. Është një model ndryshe nga club-et e tjera të kryeqytetit. Unë kam shëtitur gjithë Evropën dhe i kam parë edhe në vende të tjera, ndaj dhe mendova ta sillja në Tiranë, ku mungonte një ambient i tillë.
A vijnë VIP-at në resortin tuaj?
Po, vijnë në fakt shumë. Edhe të huaj vijnë shumë. Është shndërruar në një destinacion tashmë.
Po politikanë, vijnë?
Vijnë sa të duash edhe politikanët tanë.
A ka ndodhur që ju ngacmojnë politikanët, apo edhe biznesmenët?
Pjesa e bizneseve janë të detyruar të më ngacmojnë, pasi flasin me mua për të gjitha kontratat që lidhim. Ndërsa, sa u përket politikanëve, unë kam qenë gjithmonë në fokus të tyre, por as nuk kanë arritur gjë, as nuk kanë për ta arritur kurrë diçka me mua.
Të ka bërë ndonjë politikan një ofertë “të pacipë”?
Nuk do të doja të flisja për këtë pjesë, sepse më duket një gjë e ulët të rrish dhe të tregosh ofertat që merr nga ata. Kush është ajo femër që nuk i merr këto propozime, sidomos në momentin që bëhet person publik?! Do ishte një gënjeshtër, do gënjeja veten, pastaj ju.
Si është jeta private e Xhensilës?
Jam ‘single’. Kam pasur shumë angazhime këtë periudhë. Jam marrë shumë me biznesin, jam shumë e fokusuar, dhe nuk kam pasur kohë të mendoj për dashurinë.
Oferta të pacipa nga politikanët? Xhensila e “BB 8”: I merr çdo femër e njohur
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Ja si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut
Kryebashkiakja Sako uron Krishtlindjen: Paqe, shëndet dhe solidaritet për të gjithë
Debate të ashpra në shtëpi, kontakt fizik mes Angelos dhe Senos





