Një bombol gazi ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës, duke lënë të plagosur pronaren e banesës.

Policia e Vlorës bën me dije se 61-vjeçarja me iniciale T.L., u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit.