Një dron i rrëzuar në Mogadishu të Somalisë duket më pak si i tillë e më shumë si zog, e madje i ka krahët të lëvizshëm që të duket sikur i përplas ato.

“The Verge” raporton se nuk janë të qarta rrethanat se si është rrëzuar apo nëse raportimi është i vërtetë, por njihet fakti që ushtritë kanë zhvilluar dronë që duken si zogj.

“Maveric” është një model që mund të lëshohen nga një tub në formë topi, siç mund ta shihni në video.

Një tjetër model i njohur është nga kompania spanjolle “Maxam”, e cila e ka maskuar dronin “Shepherd-MIL” që të duket si shqiponjë.